Kurti ka gjasa shumë të mira që sot të bëhet kryeministër
Prishtinë, 22 mars - Lideri i i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se gjasat janë shumë të mira që sot ai të bëhet kryeministër.
Ai para fillimit të tryezës së organizuar nga KFOS me temën "Si tutje me dialogun", ka deklaruar se ''gjasat i kemi shumë të mira, shpresojmë më të mirën, gjasat i kemi shumë të mira''.
Ndërkohë, ka nisur seanca për konsituimin e Kuvendit dhe legjislaturës së tetë. Ndërkaq, gjatë ditës është raportuar se do të formohet edhe qeveria Kurti 2.