Kurti intensifikon takimet me zyrtarët ndërkombëtarë
Prishtinë, 11 korrik - Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe nënkryetari Dardan Sejdiu kanë takuar sot shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova.
LVV njofton se në këtë takim në zyrat e BE-së, është diskutuar situata pas certifikimit të zgjedhjeve të 11 qershorit, vizita e delegacionit të këtij subjekti në Bruksel si dhe disa nga prioritet qeverisëse të Lëvizjes.
\"Nevoja për bashkëpunim të vazhdueshëm mes të dyja palëve ishte pjesë e bisedës në këtë takim\", thuhet në një komunikatë të LVV-së.
Merret vesh se palët janë dakorduar për bashkëpunim të mëtejshëm e të vazhdueshëm dhe intensifikim të raporteve.