Kurti i prinë listës së Lëvizjes Vetëvendosje
Prishtinë, 11 nëntor - Albin Kurti do ti prijë listës së Vetëvendosjes në zgjedhjet parlamentare të 12 dhejtorit. Lista me 110 kandidatë për deputetë nga ky subjekt politik u publikua sot.
Emrat e kandidatëve në listë janë të renditur sipas rendit alfabetik. Lideri i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti, u shpreh i bindur se qytetarët e Kosovës me 12 dhjetor do të votojnë për ndryshime.
Ai tha se Vetëvendosja angazhohet për institucione që janë në shërbim të qytetarëve e jo që qytetarët të vëhen në shërbim të pushtetit.
Pjesë e listës zgjedhor të Vetëvendosjes janë edhe Rexhep Selimi, Florin Krasniqi, Hysamedin Ferraj dhe personalitetet të tjera. P
ara publikimt të Listës, Lëvizja Vetëvendosje zyrtarizoi koalicionin me pesë subjekte të vogla politike në mesin e të cilave edhe me Lëvizjen për Bashkim që drejtohet nga Avni Klinaku.