Kurti i dërgon letër urimi Kancelarit Federal të Austrisë, Alexander Schallenberg
Prishtinë, 27 tetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar letër urimi z. Alexander Schallenberg, me rastin e zgjedhjes Kancelar Federal i Austrisë.
Kryeministri Kurti e ka uruar z. Schallenberg, për marrjen e detyrës, duke konfirmuar vullnetin për përforcim të bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Austrisë.
“Jam i bindur se nën udhëheqjen tuaj marrëdhëniet tona tradicionalisht të forta dhe të mira do të thellohen edhe më tej”, ka thënë ai.
Duke theksuar se qeveria jonë e re është e orientuar drejt reformave dhe e etur për të përmbushur të gjitha kriteret që na afrojnë më shumë me Bashkimin Evropian, kryeministri Kurti ka theksuar që së bashku me popullatën e re, do të sjellim ndryshimin për të cilin ka nevojë vendi dhe rajoni.