Kurti e Minxhozi diskutojn për zbatimin e marrëveshjeve mes dy shteteve
Prishtinë, 4 prill - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Takimi i sotëm rastisi të jetë në përvjetorin e 73-të të themelimit të NATO-s, pjesë e së cilës u bë edhe Shqipëria në viti 2009, si vendi i parë në Ballkanin Perëndimor.
Ndërkaq, për herë të parë, që pas anëtarësimit në OKB, 66 vjet më parë, Shqipëria këtë vit ka nisur mandatin e saj dyvjeçar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke pasur në vëmendje të saj pikërisht konsolidimin e paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor.
Kryeministri Kurti dhe ambasadori Minxhozi kujtuan pranverën e vitit 1999, kur qindra mijëra refugjatë nga Kosova u strehuan në Shqipëri.
Përgjatë takimit, folën edhe për statusin dhe nivelin e zbatueshmërisë së marrëveshjeve të nënshkruara në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.
U veçua ajo mbi lejeqëndrimet, e cila po gjen zbatim të plotë dhe ajo për pikën e përbashkët kufitare Shishtavec – Krushevë, kurse brenda muajit prill pritet që të gjejë zbatim edhe marrëveshja për lëvizjen e lirë për banorët e brezit kufitar.
Këto tri marrëveshje hapin një kapitull të ri pozitiv të bashkëpunimit e afrimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.