15 Janar 2025

Kurti e Konjufca takojnë ambasadoren gjermane Angelika Viets

Prishtinë, 31 korrik - Në Ambasadën e Republikës Federale të Gjermanisë në Prishtinë, sot ishin për vizitë i nominuari për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe deputeti Glauk Konjufca. Ata u pritën nga ambasadorja në largim, Angelika Viets, dhe Sekretari i Parë Marten Menger.

LVV bën të ditur se në këtë takim u diskutua rëndësia dhe mundësitë e bashkëpunimit midis Kosovës e Gjermanisë, si në rrafshin bilateral po ashtu edhe në atë të integrimeve evropiane, zhvillimi ekonomik i orientuar në investime e punësim si dhe sundimi i ligjit për ta luftuar korrupsionin e për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve ishin temat kryesore.

"Në veçanti u bisedua edhe për zhvillimet politike në Kosovë në prag të seancës konstituive të legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës", thuhet në një njoftim të LVV-së.

Ambasadorja Viets e ka uruar Kurtin për rezultatin në zgjedhje dhe ka shprehur përkushtimin e saj për mbështetjen e cilësdo shumicë parlamentare që formon qeverinë e ardhshme të Kosovës.

"Kurti dhe Konjufca falenderuan ambasadoren Viets për kontributin e Gjermanisë në Kosovë dhe theksuan gatishmërinë dhe interesimin e tyre për kontakte të vazhdueshme e takime të mëtutjeshme", thuhet në njoftimin e LVV-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)