28 Prill 2024

Kurti: Do të vazhdojmë me protestën e tretë

Prishtinë, 25 janar - Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje!”, Albin Kurti në një intervistë për “Tonight Ilva Tare”  ka deklaruar se do të vazhdojnë me protestën e tretë kundër Serbisë dhe për respektimin e reciprocitetit.

Ai ka dhënë hollësi mbi organizimet e mëtejshme të lëvizjes, duke paralajmëruar vazhdimin e protestave për bllokimin e dy pikave kufitare Merdar dhe Dheu i Bardhë.

“Kryeministri Thaçi na ndëshkoi me policinë e tij, ndaj kishte pamje të dhunshme në proteste. Protesta është vlerë demokratike dhe e drejtë universale. Ndonëse ne kemi kërkuar dorëheqjen e kryeministrit ne po kërkonim marrjen e pushtetit të Serbisë në Kosovë. Nuk brengosemi kush është me ne në aspektin formal, ne mbështesim qytetarët , të vendosin për veten e tyre.\"

\"Nuk jam takuar me Thaçin, kemi biseduar vetëm në Kuvend, ku ai lëshoi një lumë fyerjesh ndaj nesh. Nuk është e mundur të komunikojmë me të pasi ai na konsideroi ne armiq më të tmerrshëm se Serbinë”, theksoi Kurti.

Sipas tij, Serbia ka interesa negative në Kosovë. “Ne jemi dhe palë dhe temë në bisedime.Me të mund të llogaritësh vetëm masën e humbjeve. Procesi po shkon në drejtim të gabuar, shtet kopje pa Republikë. Qëllimi i Serbisë është të zbatojë planin e njëjtë me Bosnje-Hercegovinën. Kosova ka dy rrugë, ose shtet normal ose të bosnizohet”, theksoi lideri i “Vetëvendosje!”.

Ai ka komentuar edhe raportet me Qeverinë shqiptare dhe opozitën në Tiranë.

“Qëndrimi i Qeverisë nuk ishte i drejtë, mbajtën ritmin e qeverisë së Kosovës. Të gjithë ata që flasin keq për ne vetë do ta pësojnë në fund, pasi na portretizuan në mënyrë jo të drejtë. Me Berishën jemi takuar me 28 nëntor në Presidencë, por nuk kemi biseduar.\"

\"Ndoshta kemi pak botëkuptime të ndryshme me opozitën shqiptare, gjegjësisht PS, dhe pikënisja jonë është vullneti. Kemi kontakte, kemi pasur dhe takime kur Rama vizitoi Kosovën. Nuk ishte takim kortezie por shumë miqësor dhe i vlefshëm. Deklarata për leksione është e drejtë por s`do të thotë të mos kemi qëndrime”, theksoi Albin Kurti, duke shtuar se së fundi vizitën e Ramës në Preshevë e konsideron shumë të drejtë pasi ka një shpërfillje të Prishtinës ndaj tyr

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)