Kurti diskuton me shqiptaro-amerikanët dhe kanadezët për zgjedhjet e ardhshme
Prishtinë, 9 gusht - Qendra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës organizon Tubimin e parë interaktiv virtual me Kryeministrin e katërt të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar situatën aktuale politike në Republikën e Kosovës dhe rolin që mund të luajnë shqiptaro-amerikanët dhe shqiptaro-kanadezët në zgjedhjet e ardhshme.
Me ish kryeministrin Kurti do të jetë e pranishme edhe Znj. Rozeta Hajdari, ish Ministre në Qeverinë Kurti, për të diskutuar thellimin e marrëdhënieve ekonomike në mes të Shteteve të Bashkuara, Kanadasë, dhe Republikës së Kosovës, si dhe për mundësi të tjera profesionale.
Të pranishmit në këtë Tubim Virtual do të kenë mundësinë për të dëgjuar drejtpërdrejt nga Kurti dhe Hajdari për çështje që kanë rëndësi të veçantë.