22 Dhjetor 2024

Kurti dhe Haxhiu dorëzuan në Kuvend dosjen e dokumenteve për vettingun

Prishtinë, 4 shtator - Reforma në drejtësi, me theks vettingu në sistemin e drejtësisë, janë prioritet i Qeverisë dhe shtetit, theksoi Kryeministri i Republikës së Kosovës në takimin me Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

Pas një pune intensive dhe pas konsultimeve me grupet parlamentare, Kryeministri Kurti, së bashku me Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dorëzuan në Kuvend dosjen e dokumenteve për vettingun.

Versioni i dorëzuar i draftit të amendamenteve kushtetuese është në përputhje të plotë me rekomandimet e dala nga Opinioni i Komisionit të Venecias, ndërsa në pako është përfshirë edhe një plan i ideuar për ndryshimet ligjore, që duhet të realizohen bashkë, pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese ose paralelisht me to.

Gjatë takimit u theksua se reforma në drejtësi mundëson kthimin e besimit të qytetarëve në drejtësi dhe luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe fenomeneve tjera negative. Ndërsa vettingu mundëson, që në sistemin e drejtësisë të jenë vetëm ata që kanë integritet të lartë moral dhe profesional, dhe, që mund ta justifikojnë pasurinë e tyre.

U ritheksua se Kuvendi i Kosovës do ta ketë mbështetjen e plotë të  Qeverisë dhe se bashkërisht do të tejkalojnë çdo sfidë me përgjegjësi dhe me profesionalizëm.​

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)