Kurti: Demarkacioni është formulë e luftës
Prishtinë, 21 shtator - Deputeti Albin Kurti është i bindur se demarkacioni, siç thotë i Murat Mehës, është formulë e luftës.
Ai thotë se personalisht është kundër luftës me Malin e Zi, por, sipas tij, lufta nuk vjen në Prishtinë, por ndodh atje ku është kontesti kufitar e territorial
“Unë mendoj që demarkacioni i Murat Mehës bën konfliktin, luftën dhe gjakderdhjet e reja me Malin e Zi”.
Këto komente Kurti i ka bërë për gazetën “Zëri”, duke shtuar se personalisht është kundër luftës me Malin e Zi, por, siç thotë ai, lufta ndodh ku është kontesti kufitar e territorial.
“Mos harroni se në vitin 1998 në Kosovë ka pasur luftë, por në Prishtinë ka mundur të mos ketë. E mbaj mend shumë mirë se në Prishtinë ka pasur paqe, por në Drenicë, Dukagjin e Llap ka pasur luftë. Kur po them luftë, nuk po them se lufta vjen në Prishtinë, por ajo ndodh atje ku është kontesti kufitar e territorial”, ka theksuar Kurti.