19 Maj 2024

Kurti: Arritjet kombëtare falë dëshmorëve dhe martirëve

Prishtinë, 5 mars - Lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti ka zhvilluar sot homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Prekaz ndërsa ka vizituar edhe familjen e komandantit Adem Jashari. 

“Sot nuk mund ta paramendojmë UÇK-në pa Adem Jasharin dhe as Adem Jasharin pa UÇK-në. Arritjet kombëtare të popullit tonë vijnë nga dëshmorët dhe martirët, ndërkaq zbritjet kombëtare vijnë nga qeveritarët dhe politikanët”, ka thënë Kurti.

Kreu i Vetëvendosjes ka komentuar edhe mbi ngjarjet e fundit me shqiptarët duke nënvizuar se teksa po bëhen pazare me Serbinë, për Mitrovicën e ndarë, për heqjen e lapidarit në Preshevë dhe po kur po sulmohen e therën me thika shqiptarët në Shkup, si asnjëherë më parë shihet që e vetmja zgjidhje realiste është ideali i Adem, Hamëz e Shaban Jasharit për bashkim kombëtar

"Tash, kur po bëhen pazare me Serbinë për Mitrovicën e ndarë, tash, kur na u hoq e na u vodh lapidari i UÇPMB-së në Preshevë, tash, kur po sulmohen, rrihen e theren me thika shqiptarët në Shkup, më parë se asnjë herë tjetër, mund të themi se e vetmja zgjidhje realiste është ideali i Adem, Hamëz e Shaban Jasharit për bashkim kombëtar.”
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)