Kurteshi i dorëzon detyrën Avokatit të Popullit, Hilmi Jasharit
Prishtinë, 6 korrik - Kuvendi i Republikës së Kosovës, në seancën plenare të mbajtur më 2 korrik 2015, ka zgjedhur z. Hilmi Jashari, Avokat të ri të Popullit.
Kështu që sot në Zyrën Qendrore të IAP-së, do të bëhet dorëzim - pranimi i detyrës nga Avokati i deritashëm i Popullit, Sami Kurteshi, tek Avokati i ri i Popullit, Hilmi Jashari.
Me këtë rast, mediat mund të marrin pamje nga momenti i pranim dorëzimit, ndërkaq më pas, Jashari dhe Kurteshi, do tu drejtohen gazetarëve me deklaratat e tyre.