03 Maj 2024

Kurorëzohet çifti i parë serb në Zyrën e Kosovës në veri

Mitrovicë, 7 shkurt - Jugosllav Todoroviq dhe Vesna Veliq, të dy serbë të lindur në Prishtinë, por  që jetojnë në Mitrovicë, kanë lidhur kurorë të mërkurën në Zyrën për regjistrim civil në veri.

Drejtori i Drejtorisë së Administratës në Komunën e Mitrovicës, Abdullah Bejtullahu, tha se kurorëzimi është bërë në një ceremoni të zakonshme në prani të familjarëve.

Sipas tij, kjo pilot njësi është vendosur në objektin e Zyrës Administrative në Veri, por ende funksionon nën juridiksion të Komunës së Mitrovicës.

“Më shumë se dy vjet pas funksionimit të Zyrës për regjistrim civil në veri të Mitrovicës nga Qeveria e Republikës së Kosovës, e cila njihet si pilot njësi, aty është lidhur edhe martesa e parë ndërmjet një çifti të komunitetit serb”.

Ai tha se fillimisht kjo pilot njësi ka qenë një shtëpi private në Lagjen e Boshnjakëve dhe ka qenë cak i sulmeve nga grupet kriminale dhe strukturat ilegale serbe.

Sipas tij, deri me tani dokumentet më të shpeshta që kanë lëshuar aty kanë qenë ato që kanë të bëjnë me dokumentet personale.  
 
Deri me tani ka bërë regjistrimin civil, certifikata të lindjes, por martesa e parë ka ndodhur të mërkurën. Sipas tij, vitin e kaluar me dokumente personale të Republikës së Kosovës janë pajisur rreth 4 mijë serbë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)