KUR Prishtina distancohet nga çdo llojë përkrahje e fushatës politike
Prishtinë, 1 qershor - Ujësjellësi rajonal Prishtinash.a duke u distancuar nga çdo llojë përkrahje e fushatës apo idividividëve politik, bënë thirrje tek të gjithë, që në asnjë llojë forme mos të përdoret për fushatë pilitike.
Duke u nisur nga rasti i sotëm i raportuar në media, ku në njërën nga pikat tona është vendosur poster I një personi politik, ju njoftojmë se ky poster është larguar menjëherë nga dritaret e zyrës sonë ngase një veprim i tillë është i papranueshëm për kompanin tonë.
KRU Prishtinash.a është shoqëri aksionare, e cila funksionon me shërbime në 8 Komuna dhe si e tillë obligim dhe detyrë e sajë është që në këto Komuna ti ofrojë shërbimet e furnizimit me ujë të pijshëm dhe mirëmajtje të ujërave të zeza dhe në asnjë mënyrë nuk përfshihet në çfardo fushate politike.