Kuqi: Marrëveshja për veriun spritet të jetë finale
Prishtinë, 30 mars - Takimi i 2 prillit midis Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, mund të jetë një para-finale e përcaktimit të së ardhmes së komunave veriore.
Sado që marrëveshja e 2 prillit mund të mos ketë implikime fillestare kushtetuese, ajo sipas pretendimeve serbe do të mund të rishikohet në një fazë të mëvonshme. Në anën tjetër, për palën kosovare do të jetë e rëndësishme që marrëveshja e 2 prillit të jetë përfundimtare.
Zëvëndeskryeministri Hajredin Kuçi beson se presioni ndërkombëtar mbi Kosovën për lëshime e koncesione ka marrë fund me procesin e Vjenës kur pala kosovare ishte pajtuar të miratonte Planin Ahtisari.
Ai përjashton mundësinë që Kosova do të vijë në situatë të rinegociojë për lëshime të reja. Kurse procesin aktual në Bruksel e sheh si pasojë të pranisë së strukturave të Serbisë në veri dhe jo për ndonjë aranzhim të ri për veriun, shkruan \"Tribuna\".
Kosova e ka bërë kompromisin në vitin 2007 dhe se presioni ka qenë në atë vit, siç e ka thënë edhe kryeministri është shprehur Kuçi .