Kuqi: Kosova dhe Serbia me marrëveshje historike
Procesi ka filluar me takimin e parë ndërmjet Hashim Thaçit dhe Ivica Daqicin në Bruksel do të përfundojë me një traktat paqeje në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, ka pohuar ai.
Kuqi në një intervistë për gazetën Epoka e re, ka pohuar se nuk do të kishte kuptim që ky dialog i nivelit të lartë politik të mos përfundojë me një marrëveshje historike, e cila do të parashihte një paqe të përhershme dhe njohje reciproke në mes të dy shteteve.