Kuqi: AAK do ti fitojë mbi 20 për qind të votave
Prishtinë, 17 gusht - Sekretari Organizativ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi, është shprehur i bindur se kjo parti në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit do ti fitojë mbi 20 për qind të votave.
Sipas tij, përveç komunave ku aktualisht qeveris, AAK-ja do të dalë fituese edhe në komuna tjera.
Blerim Kuçi i ka bërë thirrje Isa Mustafës dhe Ramush Haradinajt të mendojnë për një koalicion të ardhshëm AAK-LDK.
Votuesit i obligojnë, qoftë z.Mustafa, qoftë z.Haradinaj, ti përmbahen kësaj vije: një koalicion të mundshëm AAK-LDK ose LDK-AAK, ka thënë Kuçi për Epoka e Re.
Sipas tij, do të ishte mirë që në krye të qeverisë së ardhshme të vijë Ramush Haradinaj