Kuper viziton sot Prishtinën
Prishtinë, 30 gusht - Ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian në bisedimet Kosovë-Serbi, Robert Kuper, do të zhvillojë sot një vizitë në Kosovë.
Mësohet se Kuper do të takojë shefen e delegacionit kosovar në bisedime, Edita Tahiri, dhe zyrtarë të tjerë të vendit.
Ditën e djeshme Kuper ka qëndruar në Beograd, ku ka zhvilluar bisedime me kryenegociatorin serb, Borisllav Stefanoviç.
Pas takimit me diplomatin evropian, kreu i delegacionit serb në bisedimet me Prishtinën Stefanoviç tha se çështja e funksionimit të institucioneve serbe në veri të Kosovës nuk do të jetë temë e raundit të ardhshëm të bisedimeve, që pritet të zhvillohet në 2 shtator.