Kuorumi, pika për të cilën opozita ka atakuar zgjedhjen e Thaçit
Koha Ditore ka arritur të hënën ta sigurojë një kopje të kësaj kërkese të firmosur nga deputetët e LVV-së, AAK-së e Nismës, lëndë e së cilës është shfuqizimi i vendimit të Kuvendit për zgjedhjen e presidentit të Republikës.
Kuvendi identifikohet si palë përgjegjëse për shkeljen. Dhe, përpos përmbysjes së vendimit me të cilin është zgjedhur Thaçi president, gjykatës i është kërkuar të vendosë masë të përkohshme përkitazi me këtë çështje.
Opozita ka argumentuar se kërkesa është brenda juridiksionit të Gjykatës, ngaqë neni 113 precizon se dhjetë a më shumë deputetë, brenda një afati prej tetë ditësh nga dita e miratimit, kanë të drejtë të kontestojnë kushtetutshmërinë e çfarëdo ligji ose vendimi të miratuar nga legjislativi, si për përmbajtjen ashtu edhe për procedurën e ndjekur.
/Koha Ditore/