Kuorumi për presidentin konstatohet në kuti e jo në sallë
Prishtinë, 24 shkurt - Prezenca fizike e deputetëve në seancën për zgjedhjen e presidentit të shtetit nuk është relevante për kuorumin, kanë konstatuar të martën njohës të Kushtetutës.
Kuorumi, sipas tyre, ndodhet ekskluzivisht në kutinë e votimit shkruan sot Koha Ditore.
Fisnik Korenica e Vigan Qorrolli janë mësimdhënës në Fakultetin Juridik. Tek flasin për kuorumin, ata mbështeten edhe në verdiktin e Gjykatës Kushtetuese për rastin Pacolli.
Të dy argumentojnë se asnjë raund votimi nuk mund të konsiderohet i konsumuar, në rast se në kutinë e votimit nuk ndodhen së paku 80 fletëvotime të rregullta.
/Koha Ditore/