Kundër koalicionit PDK-AAK
Prishtinë, 4 dhjetor - Nënkryetari i PDK-së, Rrustem Mustafa, ka thënë se nuk është ithtar i një koalicioni të mundshëm në mes të PDK-së dhe AAK-së.
Ai për Epoka e Re ka vlerësuar se më mirë do të ishte që koalicioni aktual të shkonte deri në fund dhe AAK-ja ta mbështesë këtë qeveri në dialog dhe integrime evropiane.
Ka përqafim në mes të PDK-së dhe AAK-së. Ky përqafim po shihet. Në politikë mund të ndodhin gjëra të cilat edhe parashihen. Por, nuk ia dëshiroj vendit tim një koalicion të tillë dhe nuk besoj në funksionimin e marrë të tij, është shprehur Mustafa.