17 Janar 2025

Kukan: Kosova ka të ardhme evropiane

Bruksel, 1 korrik - Kryetari i Delegacionit të Parlamentit Evropian (PE) për Marrëdhëniet me Kosovën, Eduard Kukan, e ka vlerësuar arritjen e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se tani më e rëndësishmja është zbatimi i marrëveshjes nga të dyja palët.

“Fillimisht jam shumë i lumtur për mundësitë që të dyja palët patën të arrijmë këtu ku jemi sot. Nuk mund të jam i lumtur vetëm për marrëveshjen që është arritur në prill ndërmjet dy kryeministrave Thaçi e Daçiq, por do të jem më i lumtur edhe me implementimin e marrëveshjes që do të ndodhë në terre\", ka theksuar ai.

\"Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka hapur një dritare për Serbinë, duke bërë që të hapen bisedimet për pranim e saj në Bashkimin Evropian, kurse për Kosovën hapja e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, është një dëshmi se Kosova po shkon drejt integrimit dhe ka të ardhmen evropiane”, ka thënë Kukan në intervistën për “Epokën e re”.  
Ai ka bërë me dije se kjo marrëveshje për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë, e cila është dukur e paimagjinueshme të arrihet, duhet të merret si model i mirë nga të gjitha vendet e tjera të rajonit se si duhet të arrihen rezultate dhe të kalohen ndasitë që kanë palët ndërmjet vete.
 
“Kjo është një gjë shumë e mirë për neve dhe për të gjithë evropianët në përgjithësi. Ne mund të përdorim si shembull të mirë Kosovën dhe Serbinë, se si kanë arritur një marrëveshje e cila ka qenë e paimagjinueshm\", ka deklaruar ai.

\"Vetëm të kthehemi mbrapa dy vjet, askush nuk e ka paramenduar se në vitin 2013 do të kemi një rezultat që e kemi sot. Të dyja palët flasin dhe diskutojnë ndërmjet vete. Sot askush s’mund të thotë se nuk është arritur asgjë. Pra, kjo marrëveshje është shembull i mirë, si të gjejnë zgjidhje të pajtueshme të dyja palët”, ka thënë Kukan. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)