Kuçi zëvendëskryeministër, Hoxhaj ministër i jashtëm
Prishtinë, 2 qershor - Hajredin Kuçi të jetë zëvendëskryeministër i parë i Qeverisë, ndërsa Enver Hoxhaj ministër i Punëve të Jashtme. Kuçi do të vazhdojë të jetë edhe ministër i Drejtësisë.
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa, në një konferencë të përbashkët për medie kanë deklaruar se koalicioni qeverisës do të vazhdojë deri në vitin 2018.