08 Maj 2024

Kuçi: Viti 2013 do të jetë vit i implementimit të ligjeve

Prishtinë, 11 dhjetor - Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, sot ka marrë pjesë në Konferencën “Lufta kundër korrupsionit në Prokurim”, e organizuar nga Qendra për Studime të Sigurisë, Goerge C. Marshall.

Duke folur në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës në këtë konferencë, Zëvendëskryeministri Kuçi tha së luftimi i korrupsionit ka ndikim në imazhin, sigurinë, rendin dhe ligjin e secilit vend, andaj sipas tij, Kosova nuk është e përjashtuar nga dukuria e korrupsionit dhe së kjo dukuri paraqitët si një nga sfidat kryesore të saj.

Zëvendëskryeministri tha së Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare ka krijuar ligje të veçanta në luftë kundër korrupsionit, po ashtu, ai tha së është punuar në përmirësimin e bashkëpunimit ndërinstitucional me qëllim të ngritjes së efikasitetit në luftën kundër korrupsionit.

“Është miratuar Ligji i ri i prokurimit publik i hartuar sipas standardëve ndërkombëtare, Ligji për parandalimin e konfliktit të interesit, Ligji për deklarimin dhe prejardhjen e pasurisë, Ligjin për përgjegjësinë penale të personave juridik, Kodi Penal etj”, tha Zëvendëskryeministri Kuçi.

Me tej, Zëvendëskryeministri Kuçi tha së duke u bazuar në ligjet në fuqi, janë krijuar edhe shumë mekanizma tjerë me qëllim të përmirësimit të punës në prokurimin publik, duke shtuar së në të ardhmen do të funksionalizohet edhe prokurimi elektronik, që sipas tij, do të mundësonte një mbikëqyrje dhe transparencë më të madhe në fushën e prokurimit publik.

Në fund të fjalës së tij, Zëvendëskryeministri Kuçi tha së viti 2013 do të jetë vit i implementimit të ligjeve, vit i imazhit të Kosovës para botës demokratike dhe vit i imazhit të institucioneve publike përballë qytetarëve të vet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)