Kuçi u takua me udhëheqësen e UNICEF-it në Kosovë
Prishtinë, 28 shkurt - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot priti në takim udhëheqësen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Laila Omar Gad, me të cilën ka biseduar për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve.
Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve dhe u pajtuan që të vazhdojnë bashkëpunimin për formimin e strukturave për implementimin e politikave në mbrojtjen e fëmijëve.
Po ashtu, temë e këtij takimi ishin edhe sfidat që shfaqen në të gjitha nivelet institucionale për mbrojtjen e fëmijëve.