Kuçi takoi përfaqësuesen e Komisionit Evropian Van den Boogert
Prishtinë 10 maj - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot priti në takim Zyrtaren politike për çështjet me Kosovën në Komisionit Evropian, Cindy Van den Boogert.
Në këtë takim, u bisedua për proceset integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian, ndërsa, të dy bashkëbiseduesit theksuan nevojën për harmonizimin e aktiviteteve vendore dhe ndërkombëtare për rend dhe ligj, në frymën e integrimeve evropiane, para takimit që do të mbahet në fund të këtij muaji në Bruksel, lidhur me dialogun e strukturuar për rend dhe ligj.