16 Janar 2025

Kuçi: Statusi special dhe ndarja nuk janë tema në të dialogut

Prishtinë, 11 shkurt - Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka thënë se duhet hequr dilemat që Prishtina mund të pranojë status special gjatë “javëve kyç të dialogut”.

“Statusi special dhe ndarja nuk janë tema në diskutim. Temë është zbatimi i plotë i sovranitetit edhe në atë pjesë të territorit tonë”, ka thënë ai, shkruan Koha Ditore.

Kuçi ka treguar se në raundin e pestë të dialogut politik mes Kosovës dhe Serbisë, më 19 dhe 20 shkurt, kryeministri i Kosovës, Thaçi, dhe ai i Serbisë, Daçiq, do të bisedojnë për shpërbërjen e strukturave paralele të Serbisë në veriun e Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)