16 Janar 2025

Kuçi: S'ka zgjedhje të parakohshme

Prishtinë, 16 prill - Nënkryetari i PDK-së, ka thënë se nuk ekziston asnjë arsye që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

“S’ka ndonjë pozicion as nga ne, por as nga opozita për mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme, sikurse nuk ka arsye të mbahen zgjedhjet nacionale”, është shprehur Kuçi.

Në intervistën për “Epokën e re”, Kuçi ka bërë me dije se PDK-ja do ta respektojë çdo marrëveshje politike dhe legjitimitetin demokratik që vjen nga qytetarët.

Kuçi tha se PDK-ja është e gatshme edhe për zgjedhje të parakohshme, nëse partitë e tjera vendosin ndryshe. Por ai ëhstë shpehur i bindur se PDK-ja do të dalë partia e parë, duke mos përjashtuar për koalicione pas zgjedhjeve asnjë parti politike, madje as Lëvizjen Vetëvendosje.

“PDK-ja ka pasur qasje pozitive ndaj të gjitha subjekteve politike dhe nuk kemi vënë vija të kuqe për askënd. Në Kosovë është treguar se secili bën me secilin. Për PDK-në nuk ka subjekte politike refuzuese”, ka thënë Kuçi.

Ai ka vlerësuar se nuk do të ishte e mirë për demokracinë në vend që partia e parë dhe e dytë të bëjnë koalicion qeverisës.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)