28 Prill 2024

Kuçi: S`ka dialog politik për veriun

Prishtinë, 11 prill - Pavarësisht deklaratës së ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell se problemi i veriut duhet të zgjidhet me anë të dialogut zyrtarët e lartë të qeverisë kosovare vazhdojnë ta mohojnë kategorikisht mundësinë që të ketë çfarëdo negociatash për veriun, përveç si çështje e brendshme e Kosovës.

Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi ka deklaruar për “Tribuna Shqiptare”, se në asnjë mënyrë nuk do të ketë negociata ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për çështje të brendshme të vendit.

“Zgjidhja mund të kërkohet me dialog me qytetarët tanë serbë të Kosovës, duke u bashkërenduar me partnerët tanë ndërkombëtarë”, ka thënë Kuçi.

Ndërkohë më herët ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell ka deklaruar gjithashtu se duhet të ketë bisedime ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe qytetarëve në veri të vendit.

Por, Dell thekson edhe faktin se për të pasur negociata duhet të pritet se çfarë qeverie do të formohet në Beograd, pas zgjedhjeve që pritet të mbahen së shpejti.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)