Kuçi: Riformatimi i Qeverisë duhet ti prek të dyja partitë
Prishtinë, 25 prill - Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajredin Kuçi, ka vlerësuar se procesi i riformatimit të Qeverisë duhet të ndodh në të dyja këndet politike: edhe në PDK, edhe në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Kjo pasi, sipas tij, përgjegjësia dhe kreditë për qeverisjen në vend janë të përbashkëta.
Kuçi ka thënë se njëra palë nuk mund ta marrë përgjegjësinë për palën tjetër dhe të fitohet përshtypja se njëra palë është më e mirë kurse tjetra më e dobët, shkruan Epoka e re.
Ndërsa, anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muharrem Sfarqa, ka thënë se çështja e riformatimit të Qeverisë ende nuk është diskutuar në organet e partisë, por ka bërë me dije se fakti që është liruar pozicioni i zëvendëskryeministrit të parë mund të ketë edhe lëvizje të tjera.