Kuçi raportoi para Komisionit për Integrime Europiane
Prishtinë, 18 shkurt - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka prezantuar para Komisionit për Integrime Europiane të Kuvendit të Republikës së Kosovës, lidhur me takimin e Dialogut të Strukturuar në Fushën e Sundimit të Ligjit ndërmjet Bashkimit Europian dhe përfaqësuesve të institucioneve të Republikës së Kosovës.
Gjatë këtij prezantimin, Ministri Kuçi ka paraqitur Raportin lidhur me takimin e Dialogut të Strukturuar në fushën e Sundimit të Ligjit dhe nderë tjera ka thënë së në këtë takim janë diskutuar një sërë çështjesh me interes në fushën e sundimit të ligjit në Kosovë, përfshirë këtu, tranzicionin e EULEX-it, rishikimi strategjik i BE-së për misionin e EULEX-it në Kosovë, sistemin gjyqësor dhe reformat në drejtësi, pavarësia dhe paanshmëria e gjyqësorit dhe luftimi i kriminalitetit dhe korrupsionit.
Kuçi tha janë paraqitur të arriturat dhe zhvillimet në kuadër të reformës në drejtësi gjatë viti 2013 dhe sfidat me të cilat është përballë Kosova dhe po vazhdon të përballet.
Lidhur me pavarësinë dhe pa anshmërinë e gjyqësorit, si dhe luftën kundër kriminalitetit dhe korrupsionit, Ministri Kuçi tha se institucionet kompetente të Kosovës (Këshilli Gjyqësor, Këshilli Prokurorial dhe Policia e Kosovës), kanë paraqitur të arriturat dhe sfidat në këto fusha.
Ministri Kuçi tha se, pozicioni i Kosovës lidhur me Rishikimin Strategjikë të BE-së për misionin e EULEX-it në Kosovë, parasheh unifikim të sistemit të drejtësisë duke u bazuar në ligjet e Kosovës, hierarkia udhëheqëse dhe llogaridhënia tu takoj institucioneve vendore dhe të jenë përgjegjëse dhe bartëse të proceseve, misioni i ri të ketë kryesisht funksione këshillëdhënëse dhe të fokusohet në ngritjen e kapaciteteve të stafit të institucioneve lokale, misioni i ri të ketë fokus qendror veriun dhe integrimin e serbëve të veriut në institucionet e Republikës së Kosovës, prokurorët dhe gjyqtarët të funksionalizohen dhe ushtrojnë detyrat e tyre brenda institucioneve të Kosovës etj.
Të gjithë anëtarëve të Komisionit për Integrime Europiane të Kuvendit të Republikës së Kosovës iu dorëzuan materialet më të zgjeruara lidhur me takimin e Dialogut të Strukturuar për Sundim të Ligjit.