29 Prill 2024

Kuçi: Qeveria nuk përdor dhunë ndaj qytetarëve

Prishtinë, 17 prill - Bashkimi Evropian ka dhënë sinjale se forca nuk duhet të përdoret për të zgjidhur problemet në veri të Kosovës.

Këto paralajmërime vijnë pas deklaratës së Zëvëndëskryeministrit, Hajredin Kuçi, i cili ka thënë se nuk mund të përjashtohet përsëritja e një aksioni të ngjashëm me atë të 25 korrikut të vitit të kaluar.

Por, Kuçi ka deklaruar për “Tribuna Shqiptare”, se qëllimi parësor është vendosja e rendit dhe ligjit, por nëse kjo kundërshtohet, atëherë në mënyrë proporcionale përdoren mjetet kushtetuese dhe ligjore.

“Qeveria nuk përdor dhunë ndaj qytetarëve të saj, por ndaj shkelësve të ligjit”, ka thënë Kuçi.

Ndërkohë edhe partitë opozitare kanë kërkuar veprime më të ashpra ndaj grupeve ekstremiste serbe në veri të vendit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)