05 Maj 2024

Kuçi: Qeveria do të vazhdojë luftën kundër korrupsionit

Prishtinë, 9 dhjetor - Shënimi i Ditës ndërkombëtare kundër korrupsionit ka mbledhur në një takim edhe akterët më të rëndësishëm që përfaqësojnë angazhimin institucional për luftën kundër korrupsionit.
 
Në një tryezë të organizuar në qeverinë e Kosovës, zëvendëskryeministri dhe ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka deklaruar se në vazhdën e fuqizimit të luftës kundër korrupsionit ekzekutivi do të vazhdojë angazhimin në luftën e pakompromis kundër kësaj dukurie, por gjithsesi në këtë drejtim sipas tij është i rëndësishëm edhe bashkëpunimi me qytetarë.

\"Në Kodin e ri Penal jemi fokusuar për të sofistikuar normat që kanë të bëjnë me këtë fenomen, duke mundësuar definimin sa me korrekt dhe bashkëkohor të tij dhe gjithashtu duke u fokusuar në ngritjen jo vetëm të dënimeve,  por edhe të pragut  të dënimit dhe formës se tij.\"

Një sinjal i përkushtimit të ekzekutivit për luftë kundër korrupsionit sipas ministrit të drejtësisë është edhe hartimi i ligjit për konfiskimin e pasurisë dhe ndryshimet në kodin penal.

\"Tani kemi filluar edhe hartimin e Ligjit për Konfiskimin e Pasurisë së Fituar në Mënyrë  të Kundërligjshme, apo siç është i njohur për opinion, Ligji Anti-mafi, ku në theks të veçantë i kemi vënë mjetet që kanë munguar për gjyqtarët dhe prokurorët tanë, për të luftuar korrupsionin pikërisht kur ai fillon në përfitimin material te të korruptuarve, për të eliminuar atë që e kam quajtur korrupsion pasiv në sistemin tonë edhe në drejtësi edhe kudo tjetër\", ka theksuar Kuqi.

Ndërsa në fjalën e tij kryeprokurori i shtetit, Ismet Kabashi ka deklaruar se lufta kundër korrupsionit mbetet sfidë por sipas tij, ndryshimet në infrastrukturën ligjore do të krijojnë një ambient edhe më të mirë për të luftuar këtë dukuri negative.

Me të dhëna statistikore për angazhim në luftë kundër korrupcionit është shprehur kryesuesja e task forcës anti-korrupsion, Drita Hajdari. Sipas saj, në periudhën janar shtator janë proceduar rreth 350 raste me elemente korrupsioni derisa janë ngritur 116 aktakuza.

Angazhimin për të ndihmuar institucionet e drejtësisë për luftë kundër korrupsionit e kanë premtuar edhe përfaqësues të EULEX-it në këtë takim, derisa përfaqësues të shoqërisë civile kanë ngritur shqetësimin e tyre për nivelin e korrupsionit në Kosovë dhe luftën e dobët ndaj kësaj dukurie.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)