Kuçi prezantoi kriteret e dala nga raporti mbi studimin e fizibilitetit
Prishtinë, 25 shkurt - Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot prezantoi para Komisionit për Integrime Europiane të Kuvendit të Kosovës, rreth përmbushjes së kritereve afatshkurtra të dala nga Raporti mbi Studimin e Fizibilitetit dhe Takimit të Dialogut të Strukturuar të mbajtur ne Prishtine me datë 12 Shkurt 2013.
Ministri Kuçi, në këtë takim njoftoi të pranishmit për veprimet e ndërmarra që kanë kontribuar në plotësimin e kritereve afatshkurtra,
Fillimisht Ministri Kuçi theksoi se Kodi i ri penal dhe ai i Procedurës penale kanë ashpërsuar dukshëm luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ai tha se është miratuar edhe Strategjia kundër korrupsionit dhe Ligji për Konfiskimin e Pasurisë, si dhe Ligji për shpëlarjen e parasë, që sipas Ministrit do të kontribuon në përmbushjen e kritereve afatshkurtra në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave dhe plotësimin e kritereve afatshkurtra të evidentuara në Studimin e Fizibilitetit.
Lidhur me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, Ministri Kuçi përmendi amandamentimin e Ligjit për parandalimin e financimit të terrorizmit dhe shpëlarjes së parave, por edhe Strategjinë Kombëtare dhe Planin e Veprimit kundër Krimit Ekonomik.
Ndërsa në rrafshin ndërkombëtar në kuadër të luftës së krimit të organizuar, Kuçi tha së Ministria e Drejtësisë ka bërë shumë për të bashkëpunuar me vendet e ndryshme.
Janë bërë më shumë se 20 ekstradime vetëm gjatë periudhave të fundit, mbi 100 kërkesa për ndihmë të ndërsjellë juridike, në të cilat rreth 80% janë raste të krimit të organizuar, theksoi Ministri Kuçi dhe shtoi se Kosova ka shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit të pakusht madje edhe me vendet që nuk e kanë njohur akoma Kosovën.
Ministri Kuçi theksoi bashkëpunimin me EULEX-in, si njeri nga kriteret afatshkurtra të dala nga Studimi i Fizibilitetit, duke përmendur nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimi me të cilën parashikohen të gjitha fushat dhe forma e bashkëpunimit në mes te Ministrisë së Drejtësisë dhe EULEX-it.
Ministri Kuçi shtoi se janë gjithashtu duke amandamentuar një sërë ligjesh të cilat synojmë ti përafrojmë akoma më tepër me legjislacionin e BE-së, përfshirë këtu Ligjin për bashkëpunim juridik ndërkombëtar, Ligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë të zyrtarëve të lartë publik, Ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik etj.
Duke folur për Ligjin për Amnistinë, Ministri Kuçi tha se është duke u punuar në një draft të Ligjit për Amnisti dhe shtoi se mundësitë e keqpërdorimit me këtë ligj janë inekzistente.
Sipas tij, amandamenti i propozuar Kushtetues kërkon që ligji për Amnistinë të miratohet vetëm me 2/3 të votave të të gjithë deputetëve dhe që nevojitet një konsensus i përgjithshëm shoqëror për të amnistuar çfarëdo kategorie të kryesve të veprave penale.
Ministri tha se ligji i propozuar, përjashton nga amnistia shumë kategori të krimeve, përfshirë këtu krimet kundër të drejtës ndërkombëtare, krimet e luftës, korrupsionin dhe krimin e organizuar si dhe krimet kundër integritetit seksual.