03 Maj 2024

Kuçi: Po punohet për një Kod Penal modern dhe të aplikueshëm

Prishtinë, 7 shkurt - Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka marr pjesë në dëgjimin publik të ftuar nga Komisioni për Legjislacion i Kuvendit të Kosovës, lidhur me projekt-kodin penal.

Në prezantimin e tij para Komisionit, Zëvendëskryeministri i Kuçi tha se Ministria e Drejtësisë i përcjell me vëmendje sugjerimet dhe vërejtjet që i jep Komisioni dhe beson që edhe debati dhe puna që bëhet në Komision, është pjese e përpjekjeve të përbashkëta për ta bërë një Kod Penal sa më të mirë dhe sa më të aplikueshëm.

“Mund të them se qëllimi i MD-së është që Kodi të jete modern, të jetë funksional për Kosovë dhe të jetë sipas standardeve ndërkombëtare. Unë besoj që deri diku e kemi arritur këtë qëllim, por në çdo rast kur rishikohet një punë, në këtë rast Kodi Penal që rregullon një pjesë të jetës së përditshme të qytetarëve, me siguri ka mundësi edhe për përmirësime shtesë”, tha Kuçi.

Sipas Zëvendëskryeministrit në projekt-kodin e ri kanë punuar me përfaqësues të OJQ-ve, shoqërisë civile, etj., por edhe me ekspert ligjor nga EULEX-i dhe SHBA-të, ku kanë bërë disa nene të reja që janë me rendësi për opinionin publik, ai tha se kanë rritur shkallen e dënimit për terrorizëm, mbështetje të terrorizmit, krime ekonomike, korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. Po ashtu, kanë vendosur ndëshkimin me burgim të përjetshëm, zëvendësimin e burgimit me gjobë, për kohëzgjatjen për 6 mua, kanë paraparë një kapitull të veçantë për veprat penale kundër të drejtës për votim, veprat penale kundër shërbimeve etj.

“Natyrisht unë i kam përcjell edhe reagimet që kanë ndodh pas draftimit të këtij projekt-kodi, për nenin 37, ku parashihet përgjegjësia penale e kryeredaktorëve, botuesve, shtypëseve dhe prodhuesve. Fillimisht kam menduar ta kemi një dispozitë të tillë, sepse në momentin kur është draftuar ky projekt-kod, nuk e kemi pasur Ligjin për përgjegjësin penale të personave juridik dhe me miratimin e këtij ligji, dispozitat e nenit 37 të projekt-kodit mund të jene edhe të panevojshme. Kam kontaktuar me Asociacionin e Gazetarëve Profesionist ë Kosovës dhe kam arritur në përfundim, duke dërguar letër edhe kryetarit të komisionit, që Ministria e Drejtësisë pajtohet të hiqet nga drafti i projekt-kodit neni 37.

Gjatë këtij debati publik, Zëvendëskryeministri Kuçi i është përgjigjur interesimit të anëtareve të Komisionit për Legjislacion, si dhe palëve tjera pjesëmarrëse në këtë dëgjim publik.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)