Kuçi po merr pjesë në Forumin Crans Montana
Gjenevë, 17 nëntor - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, mori pjesë në hapjen e Samitit të 13-të, të Forumit Crans Montana, i cili po mbahet në Gjenevë të Zvicrës.
Në këtë sesion do të diskutohet për temën Siguria Globale në ndryshimet botërore.
Gjate këtij samiti, Zëvendëskryeministri Kuçi pritet të takohet me përfaqësues të disa vendeve pjesëmarrëse, si dhe me themeluesin e mikpritësin e Forumit Crans Montana, Jean-Paul Carteron.
Ditën e dytë të punimeve të samitit, Zëvendëskryeministri Kuçi do jetë panelist dhe do të mbajë fjalim me temën Qeverisja Globale dhe Korrupsioni.