05 Maj 2024

Kuçi: Po i plotësojmë kriteret europiane në drejtësi

Prishtinë, 27 shkurt - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka marr pjesë në dëgjimin publik të ftuar nga Komisioni për Integrime Europiane i Kuvendit të Kosovës, lidhur me sfidat e dala nga Raporti i fundit i Progresit për Ministrinë e Drejtësisë.

Në prezantimin e tij para Komisionit, Ministri Kuçi tha se Ministria e Drejtësisë ka përpiluar një plan të brendshëm të veprimit i cili i adreson sfidat e dala nga Raporti i fundit i Progresit dhe masat të cilat janë vlerësuar si hapa të nevojshëm për mënjanimin e sfidave.

Sipas tij, Ministria e Drejtësisë gjithashtu ka ndërmarrë edhe aktivitete të shumta të cilat identifikohen në takimet e rregullta të Bordit të Përbashkët Bashkërendues për Sundim të Ligjit, takimet e rregullta me EULEX-in, KGjK-në, KP-në, ICO-në, Ambasadën Amerikane dhe të vendeve të tjera bashkëpunëtore.

Lidhur me reformën në drejtësi, Ministri Kuçi ka thënë se Ministria e Drejtësisë ka paraparë të hartojë edhe një numër të madh të ligjeve.

“Ministria e Drejtësisë është angazhuar sikur vitin e kaluar ashtu edhe këtë vit për të plotësuar infrastrukturën ligjore për luftimin e korrupsionit në veçanti. Në këtë drejtim, duhet përmendur veçanërisht Kodin e ri Penal i cili është tani në shqyrtim në Kuvend dhe është pritur me mjaftë afirmim nga Komisionet që e kanë shqyrtuar atë deri tani.\"

\"Ky Kod në veçanti ashpërson edhe më tej luftën kundër korrupsionit, duke qartësuar më tej dispozitat ekzistuese por duke shtuar gjithashtu shumë dispozita të reja për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe gjithashtu janë rritur ndjeshëm dënimet për këto vepra”, ka thënë Kuçi.

Ai ka folur edhe për Ligjin për Faljen, ndërsa lidhur me Ligjin për Konfiskimin e Pasurisë së fituar përmes veprës penale, ka thënë se grupi i brendshëm i Ministrisë së Drejtësisë tashmë e ka punuar një draft, i cili këtë javë do të fillojë të diskutohet me grupin e madh punues dhe planifikohet që se shpejti të dorëzohet për aprovim në Qeveri. 

Ministri Kuçi, po ashtu para komisionit ka paraqitur edhe veprimet tjera të ndërmarra nga Ministria e Drejtësisë pas publikimit të Raportit të fundit të Progresit, veprime që ofrojnë shumë plotësimin e kritereve europiane në drejtësi.

Gjatë këtij debati publik, Ministri Kuçi i është përgjigjur interesimit të anëtareve të Komisionit për Integrime Europiane, të cilët kanë parashtruar pyetje konkrete lidhur me punën e sistemit të drejtësisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)