27 Prill 2024

Kuçi përshëndet emërimin e Ministrit te Drejtësisë së Shqipërisë

Prishtinë, 27 korrik – Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka uruar z. Eduard Halimi, me rastin e emërimit si Ministër i Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë.

Në telegramin e urimit, ministri Kuçi ka shpreh urimet më të sinqerta për emërimin e z. Halimi si Ministër i Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, duke e vlerësuar përvojën e tij si vlerë të re dhe model të shkëlqyeshëm të qeverisjes me Drejtësinë në Republikën e Shqipërisë.

“Me kënaqësi kam pranuar lajmin për emërimin tuaj në krye të Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë. Unë jam i bindur se përvoja juaj e pasur dhe e larmishme në fusha dhe profesione të ndryshme të drejtësisë do të sjellë një vlerë të re dhe model të shkëlqyeshëm të qeverisjes me Drejtësinë në Republikën e Shqipërisë.

Andaj, unë jam i lumtur që gjatë mandatit tim do të kem nderin dhe kënaqësinë të bashkëpunoj me juve si homolog në çështje me rëndësi qenësore të sundimit të ligjit në vendet tona”.

Po ashtu në këtë telegram urimi, ministri Kuçi ka shprehur përkushtimin e tij për bashkëpunim të vazhdueshëm ndërmjet ministrive përkatëse, qoftë nëpërmjet marrëveshjeve për bashkëpunim ndërkombëtar juridik apo në shkëmbimin e ideve dhe përvojave të ndryshme, me synim reformimin e sistemeve të drejtësisë, për të adresuar në mënyrën më të mirë sfidat e dy vendeve drejt integrimin evropian. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)