Kuçi: PDK dhe LDK bashkë për interesa shtetërore
Prishtinë, 29 gusht - Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, i ka bërë thirrje LDK-së të jetë pjesë e dialogut politik që pritet të nisë m e Beogradin.
Lutfi Haziri ka plotësisht, nga që LDK-ja është partia e dytë në vend dhe me një traditë shtetformuese. LDK-ja ka treguar përgatitje çdo herë kur kanë qenë në pyetje interesat madhore të vendit.
Ne do të japim çdo hapësirë të mjaftueshme dhe proporcionale me fuqinë politike që ka LDK-ja. Tekefundit, ky është obligimi ynë për të hapur mundësi, por edhe i LDK-së për ti shfrytëzuar këto mundësi, që në fakt janë përgjegjësi shtetërore dhe nacionale. Ne jemi konkurrent politikë me njëri-tjetrin, por nuk konkurrojmë për interesa madhore, por e plotësojmë njëri-tjetrin. Këtë e kemi bërë edhe në procesin e Vjenës, ka thënë zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, në një intervistë për Epoka e Re .