Kuçi: Nuk presim shumë nga bisedimet
Prishtinë, 31 gusht - Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, deklaroi se, nga dialogu me Serbinë nuk duhet pritur shumë, por, është një detyrim që duhet të kryej Kosova.
Ka një kërkesë të tillë, është krijuar një ambient i tillë dhe ky ambient ka ardhur si rezultat i gjendjes, sepse kemi pesë shtete anëtare të BE-së që akoma nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe kanë dilema ta bëjnë një gjë të tillë pa u definuar raportet Kosovë-Serbi.\"
\"Poashtu, ka edhe një bllokadë në Këshillin e Sigurimit, poashtu për shkak të raporteve Kosovë-Serbi. Çështjet e pazgjidhura nuk kanë të bëjnë me raportet brenda shtetërore, por ndërshtetërore, krijimin e paqes dhe stabilitetit në rajon, u shpreh Kuçi për DW.
Ai ka theksuar se ky dialog në asnjë mënyrë nuk nënkupton se do të cënohet tërësia teritoriale e Kosovës.
Ky dialog nuk nënkupton që do të cënohet tërësia territoriale e Kosovës, pavarësia, sovraniteti, por nënkupton që çështjet që kanë perceptime të ndryshme në të dy shtetet tona t\'i zgjidhim përmes rrugës dialoguese.\"
\"Por, Kosova po kryen obligimet që kërkon BE-ja dhe SHBA-ja, por në asnjë rast këtë nuk do ta mendojmë pjesë që hap temën e pavarësisë, sovranitetit dhe tërësinë territoriale. Ai dialog është i përfunduar, ka shtuar