Kuçi: Nëse hyn në fuqi Kodi Penal, jap dorëheqjen
Prishtinë, 27 prill - Zëvendëskryeministri dhe ministri i drejtësisë Hajredin Kuçi është shprehur se do të japë dorëheqje nëse do të hynte në fuqi Kodi i ri Penal ndërsa ka kërkuar nga presidentja Atifete Jahjaga që të mos e nënshkruajë atë.
\"Duke shprehur keqardhjen për shqetësimin tuaj lidhur me nenet 37 dhe 38 të Kodit Penal dhe që një kod shumë modern ka rënë nën hijen e këtyre dy neneve, theksoj se kur kam nënshkruar heqjen e neneve 37 dhe 38 nga ky kod, e kam menduar këtë me bindje, pasi për mua rendi dhe ligji, mediat e lira dhe shoqëria civile, janë parametra të zhvillimit demokratik të vendit.\"
Sipas tij duhet të hiqen dy nenet 37 dhe 38 të këtij kodi, duke i cilësuar këto dy nene të papërshtatshme.
Andaj, Kuqi ka ftuar Presidenten e Republikës së Kosovës që ti kthej këto dy nene.
Dhe nëse ajo sipas tij nuk i kthen, unë do ta amandemantoj Projekt-Kodin pa këto dy nene dhe do ta dërgoj prapë në Kuvend, sepse për këtë ka kohë, ngase kodi nuk hynë në fuqi para 1 Janarit 2013.
Po ashtu, ai ka theksuar se me tërë autoritetin e tij politik dhe njerëzor do të loboj në Kuvend që të hiqen këto dy neneve.
\"Nëse Kuvendi nuk i amandemanton këto dy nene dhe Kodi hynë në fuqi me këto dy nene, kështu si janë sot, unë atë ditë do të jap dorëheqje nga pozita ime si Ministër i Drejtësisë dhe anëtar i Qeverisë, ngase nuk dua të jem personi që kufizon apo jep përshtypjen se kontribuon në kufizimin e lirisë dhe punës së mediave të lira dhe të pavarura, në funksion të interesit publik.\"
\"Këtë e bëjë edhe si akt moral, ngase një kohë, gati dy vite, në fillim të viteve të 90-ta, kur mungonte edhe liria e Kosovës, unë si Kryeredaktor i gazetës Bota e Re, jam përpjekur për lirinë e mediave të vendit tim edhe nën okupim, ngase kam menduar se këto dyja shkojnë bashkë dhe kanë kuptim kur veprojnë njëkohësisht dhe të plota\", ka thenë në fund Kuqi.