04 Maj 2024

Kuçi nënshkroi marreveshje për bashkefinancim me HandiKos

Suharekë, 12 janar - Sot, Kryetari i Komunes së Suharekës, Blerim Kuçi, nënshkroi marreveshjen për bashkefinancim në mes Komunës se Suharekës dhe HandiKos-it.

Me ketë marreveshje Komuna e Suharekës perkrahe zhvillimin e aktiviteteve rehabilituese ne Qendren e RBB-se HandiKos ne Suharekë ne vlere rreth 10.500 euro, kurse HandiKosi participon me 8883 euro.

Me kete rast Kryetari i Komunes tregoi gadishmerinë per perkrahje te personave me aftesi te kufizuar si dhe premtoi nje burs pa kriter per nje nxenese apo student me aftesi te kufizuar, po ashtu edhe punesimin e nje te riu me aftesi te kufizuar ne kohe zgjatje deri ne 1 vite ne organet e Komunes.

Gjatë kesaj ceremonie drejtori i Qendres HandiKos ne Suharekë, Rexhep Kuçi falenderoi Kryetarin e Komunes per gatishmerine e perkrahjes se kesaj qendre dhe theksoi se ky model i bashkepunimit per perkrahje te kesaj kategorie te popullates te jete shembulle edhe per kryetaret e Komunave tjera ne Kosove.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)