Kuçi: Në veri spërdorim forcë
Prishtinë, 1 gusht - Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka hedhur poshtë çdo mundësi për fillimin e një dialogu politik me Serbinë për zgjidhjen e çështjes së veriut, pavarësish kërkesave të faktorit ndërkombëtar.
Kuçi ka deklaruar për gazetën Epokz e Re se çdo veprim i Qeverisë për veriun do të jetë në përputhje me Kushtetutën, sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit.
Ai ka thënë se veriu nuk bën të mbetet hendikep i zhvillimeve dhe integrimeve rajone.
" Qëllimi i institucioneve shtetërore nuk është përdorimi i forcës, por vendosja e rendit dhe ligjit në veri", ka pohuar ai.