Kuçi: Në komunat veriore të Kosovës të sundoj ligji dhe rendi
Prishtinë, 17 gusht - Zëvedëskryeministër dhe ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka thënë se nuk ka mundësi të ndodh zgjidhje kompromisi sipas së cilës veriu i Kosovës njëkohësisht do të ishte pjesë e Serbisë dhe pjesë e Kosovës.
Duam që në komunat veriore të Kosovës të sundoj ligji dhe rendi. Për këtë jemi të gatshëm që të dëgjojmë me seriozitetin më të madh preokupimet dhe kërkesat e qytetarëve serbë të cilët jetojnë në këtë pjesë, ka thënë Kuçi për të përditshmen serbe Politika.
Sipas tij, politika e gabuar e udhëheqjes serbe, elitës kulturore dhe akademike nga vitet e 90-ta, nuk munden sot të përmirësohen me kompromisi në dëm të popullit të Kosovës.
Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, pritet përmbyllja e mbikëqyrjes së saj, ka thënë Kuçi.
Ai ka ftuar që me kujdes dhe pa paragjykime të lexohet Pakoja e Martti Ahtisaarit, e cila përfshin gjerësisht interesat e serbëve të Kosovës.