Kuçi në Bruksel për të diskutuar mandatin e EULEX-it
Prishtinë, 13 qershor - Me ftesë të Shefit të Operacioneve Civile të Komisionit Evropian, Hansjorg Haber, ku do të diskutohet mandati i EULEX-it pas përfundimit të pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës, si dhe përfundimi i mandatit të këtij misioni, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka udhëtuar në Bruksel.
Ky takim, pason takimin e zhvilluar në fund të muajit Maj, në mes të Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian, po në Bruksel, ku ndër të tjera është diskutuar edhe për mandatin e EULEX-it dhe në të cilin takim, Qeveria e Kosovës pati propozuar një dokument ku parashihej mandati i EULEX-it pas përfundimit të pavarësisë së mbikëqyrur dhe përfundimin i mandatit të këtij misioni.