Kuçi: Mbështetja e SHBA-së e domosdoshme për Kosovën
Prishtinë, 30 gusht - Mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është jashtëzakonisht e domosdoshme për zhvillimet pozitive në Kosovë, çoftë në planin e rendit dhe ligjit, në planin politik dhe atë ekonomik, tha Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, në takimin e parë me Ambasadoren e re të SHBA-së në Kosovë, Tracey Ann Jacobson dhe ka shtuar së institucionet dhe populli i Kosovës janë shumë mirënjohës për ndihmën që kanë marrë nga SHBA-të.
Në këtë takim, Ministri Kuçi pasi ka uruar Ambasadoren Jacobson për pozitën e re, ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Drejtësisë për bashkëpunim të plotë më Ambasadën amerikane dhe në veçanti me Ambasadoren.
Po ashtu, Ministri Kuçi ka shfrytëzuar takimin e parë me Ambasadoren për ta informuar me zhvillimet në Ministrinë e Drejtësisë, për ligjet e reja që po miratohen, për reformat që mendojnë ti bëjnë në gjyqësor, në veçanti për reformat për krijimin e departamentit të veçantë për krime serioze, departamentit për zgjidhjen e rasteve të pa zgjidhura dhe departamentit për investime të huaja.
Në anën tjetër, Ambasadorja Jacobson ka siguruar Ministrin Kuçi që do të vazhdojnë të ofrojmë mbështetje të fortë për institucionet e Kosovë dhe në veçanti për Ministrinë e Drejtësisë përmes USAID-it, por edhe përmes departamenti i drejtësisë.
Në këtë takim, u bisedua edhe për shkëmbimin e letrave që institucionet e Kosovës duhet të kenë me BE-në lidhur me mandatin e EULEX-it, ku të dy bashkëbiseduesit shprehen bindjen së shumë më shpejt do të arrihet një marrëveshje përfundimtare për mandatin dhe funksionalitetin e këtij misioni.