12 Mars 2025

Kuçi: Marrëveshja Thaçi-Daçiq mbyllet me katër ligje

Prishtinë, 2 gusht - Me një ligj të ri dhe tre ligje të ndryshuar qeveria e Kosovës, pretendon se ka përfunduar çdo detyrim sa i takon aspektit të miratimit të legjislacionit që kanë të bëjnë me zbatimin e marrëveshjes së Brukselit.

Vulën përfundimatre e kanë marrë vetëm dy prej tyre, ndërsa të tjerët pritet që ta marrin në muajin shtator nga Kuvendi.

Sipas zv/kryeministrit Hajredin Kuçi, Kuvendi këtë verë është marrë me këto katër ligje dhe se Prishtina e ka kryer punën dhe detyrimin e saj ndaj marrëveshjes, njofton Tribuna.

Kuçi ka nënvizuar se marrëveshja do të zbatohet në bazë të dispozitave aktuale pa pasur nevojë për ndryshime, pasi ligjet e tjera që lidhen me të janë në rregull. /Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)