18 Janar 2025

Kuçi: Mandati i Eulex-it duhet të përfundojë në qershor të vitit 2014

Prishtinë, 21 shtator - Në një intervistë për DW, ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi ka deklaruar se Qeveria e Kosovës kërkon përfundimin e mandatit të tanishëm të Eulex-it në qershor të vitit të ardhshëm.

Ai ka thënë së qeveria ka  bërë një strategji qysh në vitin 2011 të cilën e ka prezantuar në Bruksel.

Po ashtu sipas tij qeveria ka bërë një strategji tjetër edhe në vitin 2012, ndërsa tani e ka kompletuar dhe e ka dërguar në Kuvendin e Kosovës për miratim.

Strategjia siç ka thënë Kuçi ka për qëllim një tranzicion të lehtë, një tranzicion në koordinim me Eulex-in dhe faktorët e tjerë ndërkombëtarë.

\"Ne duam që Eulexi të largohet me formën e bashkëpunimit dhe jo dëbimit pa i plotësuar kapacitetet tona. Logjika jonë është: ngritja e kapaciteteve tona, zvogëlimi i prezencës së Eulex-it dhe jo krijimi i hapësirës për mungesë të drejtësisë. Shtylla e parë ka të bëjë me kompetencat ekzekutive, që sot është në duart e Eulex-it. Shtylla e dytë ka të bëjë me drejtimin e prokurorisë speciale, e cila po ashtu drejtohet nga Eulex-i.\"

\"Ne duam që aty fillimisht të jemi bashkëkryesues dhe më pas, që prokuroria speziale të kryesohet vetëm nga vendorët. Dhe e treta, që është edhe kryesorja: esenca e kësaj strategjie është si ta ushtrojmë ne sovranitetin e plotë dhe si ta shfrytëzojmë ekspertizën e gjyqtarëve dhe prokurorëve ndërkombëtarë. Me këtë strategji është njohur edhe faktori ndërkombëtar dhe tani jemi në fazën e negociimit\", ka theksuar Kuçi.

Ai ka thënë se qeveria ka qenë e kujdesshëm dhe është konsultuar me Parlamentin edhe para hartimit të strategjisë.

Rezoluta e Parlamentit sipas tij ka qenë më e ashpër, por qeveria ka kërkuar mirëkuptim nga deputetët që t\'i lihet hapësirë Qeverisë që të negociojë me faktorin ndërkombëtar.

Edhe në letrën që presidentja Jahjaga i ka dërguar zonjës Ashton, në shtator të vitit të kaluar, parashikohet përfundimi i mandatit të Eulex-it, në qershor të vitit 2014.

Qëllimi i qeverisë sipas tij është që mandati i Eulex-it në qershor të vitit 2014 të përfundojë kështu siç është.

\"Se si do të funksionojë më vonë, në formën e monitorimit, mentorimit apo këshillimit, kjo duhet të negociohet. Vendimet tona nuk do të jenë unilaterale, por do të merren në bazë të këshillimeve me Brukselin\", ka pohuar Kuçi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)