Kuçi: LDK-ja duhet të jetë aktive në dialog
Prishtinë, 24 nëntor - Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka thënë se Kryeministri Thaçi do ta udhëheqë dialogun me Serbinë, por koordinimin e grupeve punuese të Kuvendit të partive politike dhe shoqërisë civile do ta bëjë Blerim Shala, shkruan Epoka e Re.
Është e nevojshme që gjatë procesit të dialogut të kemi një koordinim në mes institucioneve të vendit. Pra, në këtë drejtim një koordinim mes Qeverisë, Kuvendit dhe Presidencës, duke mos përjashtuar as shoqërinë civile dhe subjektet e tjera politike. Mendoj se në kuptimin organizativ koordinatori mund të luajë një rol mjaft pozitiv, ka thënë Kuçi.