Kuçi: Kryeministri nuk është vendosur
Prishtinë, 2 dhjetor - Pavarësisht deklaratave të Isa Mustafës se posti i kryeministrit i takon atij, një gjë e tillë ende nuk është vendosur ndërmjet partnerëve të koalicionit.
Madje, Kuçi ka theksuar se nuk është ndarë as edhe një post i vetëm.
\"Ende nuk janë ndarë postet dhe as për kryeministrin nuk është vendosur\", ka thënë Kuçi për Blic.
Sipas tij, shumë shpejt do të vendoset për postet, por se aktualisht LDK dhe PDk nuk i kanë ndarë postet ministrore dhe as ndonjë pozitë tjetër.